Jasemini është një nga lulet më të përhapura në industrinë e parfumeve. Me një aromë të ëmbël kjo lule ndër vite është kthyer në të preferuarën e shumë prej markave më të njohura e prestigjioze të parfumeve. Por a keni dëgjuar më parë për fshatin e vogël që rrit lulen e famshme, me aromë të ëmbël e femërore!?
Kampionët e jaseminit, janë banorët e një fshati të vogël në veri të Kajros, Egjipt, i njohur me emrin Shubra Beloula. Ky fshat prodhon më shumë se gjysmën e jaseminit që përdoret nga luksozët e parfumeve.
“Ne kemi arritur deri në 2,500 ton lule të përpunuara në vit ose në sezon. Dhe kjo përbën rreth 60% plus ose minus të prodhimit botëror”, tha Hussein A Fakhry, pronar i fabrikës kryesore të nxjerrjes së jaseminit në Egjipt.
Pjesa më e madhe e tokës së Shubra Beloula, rreth 257 hektarë , është e mbjellë me jasemin, me disa ferma që kultivojnë një pemë tjetër aromatike të quajtur portokalle e hidhur. Fushat e jaseminit ndahen në rreshta dhe kur lulet lulëzojnë natën, ato lëshojnë një aromë ekzotike intensive të athët.