Fshati i Prishtinës me vetëm një familje

54
Fshati Kukavicë i Prishtinës është braktisur nga pothuajse të gjithë banorët, ku në këtë fshat ka mbetur vetëm një familje.
Amir Latifi, banor i këtij fshati, ka treguar se të gjithë kanë braktisur fshatin dhe vetëm familja e tij ka mbetur. Ai ka treguar se jeton në fshat se bashku me gjashtë anëtarët tjerë të familjes. Latifi ka bërë të ditur se në fshat merret me bagëti, dhe e punon tokën së bashku me gruan e tij.
“Me mëngjes e bëjë gati ujin për kafshët, edhe tokën e punojmë se bashku me bashkëshorten. Të gjithë e kanë lanë fshatin, vetëm unë me familje jemi këtu. Më herët ka qenë më mirë, edhe dasmat kanë qenë të mira”, deklaroi ai.
Latifi theksoi se fermën e kanë që 13 vite, dhe se tashmë kushtet janë më të mira.