Shkup, 12 shkurt – Rastet e para e të infektuarve me fruthin janë paraqitur në dhjetor, e tash më në janar është shpallur epidemi. Çerdhet kanë mbyllur dyert për fëmijët e pa vaksinuar, transmeton koha.mk
Epidemiologët megjithatë për zgjerimin e kësaj sëmundje infektuese gishtin e kanë drejtuar kah prindërit, sepse ata janë përgjegjës për fatin e fëmijëve të tyre, dhe se fruthi do të vazhdojë derisa nuk vaksinohen ose imunizohen 90% e qytetarëve.
Në disa vitet e fundit në rajonin tonë çdo ditë e më shumë po zgjerohen fushata kundër vaksinimit, dhe shumë prindër refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.