Frutat, kritike për personat me diabet

64

Për diabetikët, portokalli i artë është një nga frutat më të përshtatshme për një kafshatë të ndërmjetme mes vakteve. Kjo frutë, ose siç e mban emrin botanik kumquat, vjen nga familja botanike e agrumeve Citrus Japonica

AGRUMI I SHËNDETSHËM PËR DIABETIKËT. Diabetikët duhet të tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e imunitetit, oreksin dhe ngrënien e ushqimeve me nivel të ulët glikemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe, mbi të gjitha, kanë nivel të ulët glikemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe, mbi të gjitha, kanë nivel të ulët glikemie. Vitamina C është shumë e rëndësishme për optimizimin e përthithjes së kalciumit, që është jetësore për diabetikët.

ANTIOKSIDANTËT. Vitamina C, beta karoteni dhe polifenolët janë përbërës kryesorë të agrumeve, ku bën pjesë edhe portokalli i artë. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë stresin oksidues duke ulur kështu rrezikun e diabetit.

FIBRA. Si çdo agrum tjetër, edhe kumquats ka një pasuri të madhe të fibrës, veçanërisht të nektinës. Nektina gjendet në lëkurën e butë që rrethon tulin dhe kjo është arsyeja përse ky portokall rekomandohet të konsumohet me gjithë lëkurë.

OREKSI. Diabetikët kanë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të oreksit. Nektina, të cilën e përmendëm më lart, ndihmon në mbajtjen nën fre të oreksit, sepse ajo do t’ju mbajë të ngopur më gjatë.

NIVELI I GLIKEMISË. Konsumi i ushqimeve ose frutave me nivel të ulët glikemie është një nga regjimet më të rekomanduara ushqimore për diabetikët. Ndryshe nga ushqime të tjera, portokajtë e artë kanë jo vetëm nivel të ulët glikemie, por edhe janë super të shijshëm e të shëndetshëm. Këto agrume ulin kolesterinën e keqe, ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës, në mbajtjen nën kontroll të lipideve në gjak dhe të tensionit të gjakut. Në fund, por jo për nga rëndësia, portokajtë e artë janë fantastikë edhe për tretjen.

Comments are closed.