Një shpresë, ende pa u bërë një premtim! Kristian Fruhtl është lojtari që në Munih e presin prej kohësh, në atë pikë që klubi dhe tifozët janë të paduruar. Do të donin të shihnin nga e ardhmja sepse më në fund kanë gjetur, ose thënë ndryshe formuar, pasardhësin e Oliver Kan, ndoshta edhe më shumë. Kjo sepse Kan nuk ka lindur në Bavari, edhe pse u përshtat aq mirë me këtë vend sa u bë simbol i klubit, qytetit dhe krahinës. Frhtl është bavarez 100 karat. 18-të vjeç, të mbushura më 28 qershor, ai apo ka rinovuar kontratën me Bajern Munihun deri në vitin 2020. Ende nuk ka luajtur, por e ka thyer një rekord që më parë, pasi u grumbulluar nga Guardiola gjatë fazës përgatitore të Bajernit në Katar, kur ishin vetëm 15 vjeç. Futbollisti më i ri i të gjitha kohërave që është stërvitur me ekipin e parë. Plani i klubit është i qartë: të vazhdojë rritjen nën hijen e Nojer derisa një ditë të jetë zëvendësuesi i ish-portieri të Shalkes.
Fruhtl duket se ka lindur për të qenë futbollist. Më saktësisht, portier. Babai Ervin është 178 cm i gjatë, e ëma Margit është 177 cm e gjatë, ndërsa ai është 193 cm dhe kur ishte 15 vjeç mbante këpucë numër 50. Talenti ka trashëguar një pjesë nga e ëma e tij, që ka luajtur volejboll, ndërsa të pesë dajat kanë luajtur futboll, por asnjë prej tyre nuk u bë profesionist. Ai e provoi si mesfushor në fillim të karrierës, por më pas shkoi në portë dhe nuk lëvizi më që atje. Nojer, herën e parë që foli me të, gjatë atij grumbullimit të lartpërmendur, deklaroi: “Kristian është një djalë që dëgjon me shumë kujdes atë që i thuhet. Kam përshtypjen se nuk është i interesuar nga vëmendja mediatike.
”Në fakt, edhe pse prej vitesh konsiderohet si e ardhmja e Bajernit, ai mbet një djalë i thjeshtë që nuk qenë se nuk ka patentë shkon në stërvitje me autobus dhe ndonjëherë i mban rrobat në qese të thjeshtë dhe jo çantë luksoze. Babai Ervin, që më shumë se sporti ndjek muzikën, e çonte djalin e tij në kurse saksofonin dhe klarinete, përpara se të shkonte te Bajerni. “Ai gjen kurajën të bëj gjëra që të tjerët nuk do të bënin kurrë, për të arritur atë që të tjerët nuk do të arrijnë kurrë,” – ka deklaruar ai. Pikërisht si grumbullimi me Bajernin kur ishte 15 vjeç. Në Munih janë të bindur se kanë gjetur pasardhësin e Nojer, Kan i ri, sepse te Bajerni, Fruhtl është një shpresë, ende pa u bërë një premtim!