Shkup, 22 nëntor – Forumi Rinor Shqiptar, uron 111 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës .
Duke përkujtuar se “Kongresi i Manastirit”, është njëra ndër festat më të rëndësishme kombëtare, FRSH shpreson që e njëjta të mos keqpërdoret nga partitë politike për qëllime personale dhe shpreson që pas këtij 111 vjetori, shqiptarëve të RMV-së t’u mundësohet dhe garantohet e drejta e të shënuarit pa frikë të kësaj feste. “Duke pasur parasysh se gjuha jonë është një ndër gjuhët më të vjetra europiane, shpresojmë që institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mësojnë drejtshkrimin e të njëjtës dhe të mos përsëriten gabimet e deritanishme. Gjithashtu shpresojmë që nëpër shkollat tona, të kemi tekste të përmirësuara pa gabime dhe tekste të reja që reflektojnë realitetin etnik të RMV-së.(koha.mk)