A dëshironi të krijoni një franshizë? Mbase Jennifer Lee dhe Chris Buck nuk e kishin kuptuar se pikërisht kësaj pune i kishin hyrë kur e krijuan mjuzikllin e tyre sensacional të animuar për “Disneyin”, Frozen, më 2013, që i përmbante karakteristika tipike të një shfaqjeje të stilit Broadway, shkruar prej Kristen Anderson-Lopezit dhe Robert Lopezit, dhe me tingujt e Christopher Beckut, shkruan sot Koha Ditore.
Krejt rrëfimi lidhej me Elsan, princeshën e bukur biondinë me fuqi të mbinatyrshme të akullta. Është ky një tregim që bazohet kryesisht në librin e Hans Christian Andersenit, “Mbretëresha e Akullit”, por me disa karakteristika të papranuara haptas prej “Frozone”-s së “The Incredibles”. Dhe tani vazhdimi i shumëpritur i origjinalit është duke u dhënë në kinematë e gjithë botës.
Më 2013, prindërit e vajzave të reja as që do të mund ta merrnin me mend se çdo moment i mundshëm dhe krejt të ardhurat e tyre do të shkonin për gjërat që dominohen prej “Frozen”-it.
Elsa do të ishte kudo, nëpër brusha dhëmbësh, krehër flokësh, kukulla, çanta shkollore, doreza dimri, kuti ushqimore për shkollë, pra në gjithçka. Dhe mbi të gjitha dhe për të gjitha moshat ishte kënga sensacion “Let it Go”, që prekë telat emocionalë si të të rriturve ashtu edhe fëmijëve me vijën e fuqishme melodike. Të gjithë ne, gra dhe burra, pas disa gotësh verë mund të ndihemi të tunduar që t’ia themi kësaj kënge të fuqishme në ndonjë karaoke dhe teksti në mënyrë tipike flet për hallet e temat e të rriturve.
Është një lloj “I Will Survive” i Gloria Gaynorit të një gjenerate të re, që ndërtohet me vargun e fuqishëm melodramatik që thotë: “I ftohti edhe ashtu kurrë nuk më ka bezdisur”. Fatkeqësisht, ka pasur pa numër versione vulgare të kësaj kënge në “YouTube”.
Në versionin e ri të filmit, “Frozen II”, pjesa më e çuditshme është se pyeteni vazhdimisht nëse do të ketë një “vazhdim” të “Let It Go”, një këngë e re që i avancon emocionet edhe një hap më tutje, dhe ajo që pason është një zhgënjim dhe disi lehtësim i mjegullt që të tillë këngë nuk ka, jo saktësisht, ndonëse ekzistojnë disa tinguj sa mbytës po aq dhe rrëmbyes.
Në vazhdimin e filmit, e dëbuar nga vendlindja e saj, dhe në izolim të plotë, Elsa e kupton se më nuk i duhet që t’i fshehë fuqitë e saja të akullta dhe se mund t’i përdorë lirshëm dhe të jetë vetvetja. Duhet cekur se Elsa (zërin e së cilës e jetëson Idina Menzel) ende konsiderohet disi si vetmitare, teksa në anën tjetër është motra e saj Anna (me zërin e Kristen Ballit) ajo që ka lidhje romantike, me Kristoffin (Jonathan Groff).