Varshavë, 16 tetor – Agjencia Kufitare e Bashkimit Evropian Fronteks bëri të ditur se numri i njerëzve të cilët tentojnë të hyjnë në Evropë përmes Turqisë pa aprovim muajin e kaluar dukshëm është rritur.
Fronteks sot publikoi të dhëna të reja sipas të cilave në shtator janë regjistruar 11.500 tentime për hyrje në BE përmes pjesës lindore të Detit Mesdhe. Kjo është për 16 për qind më shumë në krahasim me gushtin.
Në raport theksohet se një numër i madh janë afganë, ndërsa dy të tretat nga të gjithë njerëzit që kanë tentuar të hyjnë në BE në shtator kanë ardhur përmes rrugës lindore.
Fronteks ka bërë të ditur se për nëntë muaj të këtij viti janë zbuluar pothuajse 50.600 tentime për kalime kufitare në Mesdheun lindor, që është për 22 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.(koha.mk)