Nisi me një ovacion dhe pritje të çmendur transferta në Rozario për Diego Armando Maradona, i thërritur në kot dhe i lartësuar nga tifozët e shtëpisë, ato të Newell’s Old Boys në momentin e mbërritje në qytet për “El Pibe de Oro”.
Ndeshja me Gimnasia La Plata, e drejtuar nga Diego, humbi disi interesin pikërisht sepse figura e legjendës argjentinase tërhoqi si magnet gjithë vëmendjen, aq sa të zotët e shtëpisë i kishin bërë një dhuratë të madhe: një fron mbretëror!
Diego nuk e ndoqi nga pankina por nga froni sfidën, edhe pse në të shkuarën vetëm 5 ndeshje kishte luajtur me Neëell’s, në sezonin 1993-94.
#TNTSports | ¡Impresionante recibimiento para Diego Maradona en el Marcelo Bielsa! Y de fondo, la bandera de un tal Lionel Messi.#Newells 🆚 #Gimnasia pic.twitter.com/eqd1UZEn0Q
— TNT Sports LA (@TNTSportsLA) October 29, 2019