Me urdhër të disa njerëzve që aktruan liderë në hije, të tjerët si reformatorë të ndershëm heshtën mbajtjen e Kongresit jolegal të zgjedhjes së kryetarit. Në mënyrë naive i lanë hapësirë lojërave të ndyta partiake, personave për të fituar karrierë dhe të realizojnë atë që ishte dakorduar paraprakisht, kanë reaguar nga FRODEM, pas mbështetjes së ndryshimeve të statutit të VMRO-DPMNE-së nga ana e iniciatorëve për reforma.
Me këtë sipas kësaj partie ranë në ujë pretendimet për reforma brenda VMRO-së.
“E gjithë kjo hodhi hije në mbështetjen që FRODEM ia dha gjatë paraqitjes në opinion dhe dëshirës për veprim të përbashkët”, kanë thënë në FRODEM.