Për herë të parë në histori do të luhet një finale me stadium të mbyllur. Frika nga droni dhe nga ndonjë sulm terrorist i mundshëm ka bërë që UEFA të japë urdhër për mbylljen e pjesës së sipërme të stadiumit të Kardifit. Kjo do të thotë që kapiteni i skuadrës që do të fitojë Ligën e Kampionëve nuk do ta ngrejë kupën në… qiell, sepse qielli nuk do të duket. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë për dy lojtarë të Juventusit që do të luajnë në një stadium të mbyllur. Andrea Barzalji dhe Leonardo Bonuçi kanë luajtur në stadiumin e Lilës në ndeshjen Itali-Irlandë, e vlefshme për finalet e Europianit 2016, i cili u zhvillua në Francë.
Në atë ndeshje, UEFA vendosi të mbyllte pjesën e sipërme të stadiumit për shkaqe atmosferike, në mënyrë që të mos dëmtohej tapeti i stadiumit