Në Izrael ndihet frika për sulme karshi këtij shteti, pas mundjes së rebelëve në Alepo. Ka qenë vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu që ka theksuar se shteti i Izraelit mund të kërcënohet nga ana e forcave të Iranit. “Izraeli tashmë rrezikohet në ekzistencën e vet. Frika më e madhe është prej Iranit. Ata mund të përdorin luftëtarë që janë pjesë e organizatave ekstremiste të tilla si Lëvizja Hezbollah aspo milicia e quajtur Basij. Por ne nuk dorëzohemi. Nuk jemi lepuj”, ka thënë kreu i ekzekutivit të shtetit izraelit, shkruan “Reuters”. Shqetësimet e tij, Netanyahu i ka shfaqur edhe gjatë takimit që ka pasur me presidentin kazak Nursultan Nazarbajev. Ndërkaq, qeveria në Damask ka hedhur fajin mbi Izraelin, se ky shtet ka tentuar sulme në Siri. Nga ana e vet, Jerusalemi nuk ka bërë asnjë koment për këtë gjë.