Çmimet e naftës sot ranë nën 107 dollarë në tregjet ndërkombëtare, pasi frika nga recesioni i tejkaloi hallet sa i përket furnizimit dhe tensioneve gjeopolitike në Evropë.
Në tregun londinez çmimi i barelit ra për 89 cent në krahasim me mbylljen paraprake, në 106,69 dollarë. Në tregun amerikan me barelin tregtohej për 30 për qind më ulët, nga 105,41 dollarë.
Tregtarët këtë javë u përqendruan në rritjen e normave kryesore të interesit, përforcimin e dollarit amerikan dhe inflacionit, duke u frikësuar nga recesioni.
Bllokadat afatgjate për shkak të Kovid-19 të importuesit më të madh të naftës së papërpunuar, Kinës, gjithashtu bënë presion ndaj tregjeve të naftës