Trendin e rritjes së kursimeve të personave fizik e mbështesin edhe të dhënat e Bankës Popullore, sipas të cilave, depozitat e qytetarëve në muajin dhjetor të viti 2020 kanë arritur në 285.216 milionë denarë apo në afër 4 miliardë e 630 milionë euro, që paraqet një rritje prej 4.6 për qind në nivel vjetor. Apo me fjalë të tjera, kursimet e amvisërive janë rritur nga 272.605 milionë denarë në 285.216 milionë denarë në periudhën dhjetor 2019-dhjetor 2020
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 25 janar – Kriza e pandemisë si duket nuk i ka frikësuar qytetarët të kursejnë dhe të vazhdojnë të marrin kredi të reja për të plotësuar nevojat e tyre. Të dhënat e Bankë s Popullore tregojnë rritje si të depozitave ashtu edhe hyrjes në borxhe të reja të qytetarëve prej 172.014 milionë denarë në 185.814 milionë denarë në periudhën dhjetor 2019-dhjetor 2020. Trendin e rritjes së kursimeve të personave fizik e mbështesin edhe të dhënat e Bankës Popullore, sipas të cilave, depozitat e qytetarëve në muajin dhjetor të viti 2020 kanë arritur në 285.216 milionë denarë apo në afër 4 miliardë e 630 milionë euro, që paraqet një rritje prej 4.6 për qind në nivel vjetor. Apo me fjalë të tjera, kursimet e amvisërive janë rritur nga 272.605 milionë denarë në 285.216 milionë denarë në periudhën dhjetor 2019-dhjetor 2020, shkruan gazeta KOHA.
Rritje për një vit kanë shënuar edhe kursimet e bizneseve dhe atë prej 111.948 në 123.212 milionë denarë me çka totali i depozitave ka arritur në 434.915 milionë denarë apo afër 7 miliardë euro. Qytetarët që kanë mundësi po kursejnë edhe në kohë të krizës përkundër uljes në vazhdimësi në vitet e fundit të fitimit nga ana e kamatave si rrjedhojë e më shumë shkaqeve, duke filluar nga shkurtimi i harxhimeve që nuk janë të domosdoshme për jetesë, mundësinë që kanë për kursime një pjesë e qytetarëve…, thonë ekspertë t e financave. “Të dhënat e Bankës Qendrore se përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia po rriten kursimet e amvisërive, vijnë edhe si rrjedhojë e kursimit për ditë të zeza dhe frikës se akoma edhe më tej mund të vështirësohet situata ekonomike, nxjerrjes së caktuar të të hollave nga ‘jastëku’, besimit në sistemin bankier e kështu me radhë”, thotë profesori universitar, Neritan Turkeshi. Sipas tij, në këtë rritje të kursimeve ndikon edhe mungesa e alternativave të tjera të sigurta për investime, ku qytetarët vlerësojnë se më mirë edhe pak të fitojmë, por megjithatë të kenë të sigurta të hollat në banka.
Turkeshi shton më tej se edhe rritja e kredive për qytetarët, përskaj rritjes së kursimeve në kohë të krizës, paraqet një impuls pozitiv për ekonominë vendore për shkak se mbështet konsumin, vazhdojnë aktivitetet ekonomike përkundër vështirësive dhe problemeve të ndryshme, si dhe kemi pagesën e rregullt të pagave dhe pensioneve që nesër edhe do të kthejnë këstet e kredive. Edhe garancia e shtetit të 30 mijë euro të kursimeve, stagnimi apo ngadalësimi i kredive që kanë vështirësi me kthimin në kohë, si dhe periudha prej gjashtë muajsh e pushimit të kthimit të kredive si masë antikrizë që e shfrytëzuan dy të tretat e kërkuesve të kredive, flet për një sistem stabil të bankave, shton më tej Turkeshi. Nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë ndërkohë thonë se rritja e kursimeve flet edhe për besimin që popullata ka ndaj bankave, andaj edhe bankat kanë obligim që edhe më tej të përkujdesen për sigurinë e kursimeve.
“Pjesa më e madhe e burimit të financimit të bankave në shtet janë depozitat, andaj edhe ka një rëndësi të madhe siguria e tyre. Vlerësimi i drejtë i rreziqeve dhe kreditimi i balancuar duhet të jetë në funksion të gjithë palëve si kursimtarëve, kërkuesve të kredive si dhe aksionarëve të bankave”, thonë nga Shoqata e Maqedonisë së Bankave. Nga ana tjetër, të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se kursimet e qytetarëve kanë shënuar rritje në vazhdimësi vitet e kaluara, ku vetëm nga muaji mars 2019 janë rritur nga afër 4.1 miliardë euro në afër 4.6 miliardë euro në fund të vitit 2020. Vitet e kaluara në vazhdimësi është rritur edhe kreditimi i amvisërive që ka arritur në afër 3 miliardë euro dhe i kompanive që ka arritur në afër 2.7 miliardë euro.
KURSIMET E AMVISËRIVE
Mars 2019: 253.748 milionë denarë
Mars 2020: 275.574 milionë denarë
Prill 2020: 277.319 milionë denarë
Maj 2020: 278.160 milionë denarë
Qershor 2020: 280.512 milionë denarë
Korrik 2020: 281.580 milionë denarë
Gusht 2020: 275.805 milionë denarë
Shtator 2020: 278.469 milionë denarë
Tetor 2020: 277.799 milionë denarë
Nëntor 2020: 278.896 milionë denarë
Dhjetor 2020: 285.216 milionë denarë.
(koha.mk)