Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen midis Erzgebirge Aue dhe Greuther Furth në Bundesligën e dytë gjermane, ku protagonist ishte ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj.
34 vjeçari është dëmtuar rëndë në kokë nga portieri i skuadrës së tij pasi ky i fundit në momentin që po largonte një top nga zona goditi me grusht mbrojtësin shqiptar.
Mavraj ka rënë përtokë dhe humbi vetëdijen. Është dashur menjëherë ndërhyrja e stafit mjekësor të skuadrës, të cilët pas 5 minutash përpjeke kanë kthyer në gjendje të vetëdijshme mbrojtësin shqiptar. I fashuar nga qafa dhe i shtrirë në barelë, Mavraj ka lënë fushën dhe është drejtuar drejt spitalit.
Për fat të mirë, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, teksa së fundmi futbollisti ka postuar një foto nga spitali me 2 gishta duke shkruar: “Portieri gjithashtu”.