Uashington, 5 qershor – Regjimet autoritare përdorin taktika të reja për luftë kundër kundërshtarëve të tyre, kuptohet nga raporti më i ri për lirinë e shtypit përreth botës të publikuar nga organizata joqeveritare amerikane “Fridom Haus”.
Prej atje tregojnë se liria e shtypit përreth botës këtë vit ka rënë, së bashku me të drejtat politike dhe liritë qytetare. Dhe ajo është zhvilluar në dy mënyra, si në vendet e etabluara autoritare ashtu edhe në vendet demokratike, përcjellë KOHA.
Si shembull citohen Hungaria dhe Serbia, ku autoritetet kanë zbatuar taktika të ndryshme të cilat gjoja i kufizojnë aktivitetet e mediumeve opozitare.
Raporti e rradhit gjendjen me mediumet si “të lira”, “pjesërisht të lira” dhe “jo të lira”. Hungaria dhe Serbia përkasin në kategorinë “pjesërisht të lira”.
Raporti më i ri tregoi se ka trend brengosës në Evropë, ku në katër nga pesë shtetet me rejting të lirë, ka rënie prej 8 për qind, derisa në 16 kombe përreth botës karakterizohen si “të lira”, ka zvogëlim të rejtingut për lirinë e shtypit në pesë vitet e fundit.
Raporti e radhit Maqedoninë e Veriut si vend me mediume “pjesërisht të lira”. Sipas grupeve, nga zero ose më e keqja, deri te katër ose më e mira, vendi është në grupin e dytë dhe ka regjistruar përmirësime të fotografisë me mediumet nga viti i kaluar.
Ekspertët janë të brengosur me situatën me lirinë e shtypit në SHBA. Tregojnë në mënyrën në të cilën presidenti amerikan Donald Tramp komunikon me mediumet.
“Sipas Kushtetutës amerikane gazetarët kanë garancione të fuqishme për pavarësi, por deklaratat e presidentit ndikojnë në atë që qytetarët ta humbin besimin në mediumet”, citohet në raport.
Në pjesën për Rusinë, potencohet bllokimi i Telegramit, aplikacioni për dërgimin e porosive. Nga “Fridom Haus”, konsiderojnë se autoritetet në Rusi vazhdojnë ta shtrëngojnë rripin në lidhje me zërat disident, sepse çdo përpjekje të prishet kontrolli i tyre në mediume i zbulon veprimet joligjore”. Në raport citohet se vetëm një e katërta e Rusëve kanë besim te gazetarët dhe se ajo e komplikon situatën.
Për politikën e autoriteteve kineze thuhet se Pekini udhëheq fushatë propaganduese ndërkombëtare për tregimin e fotografisë rozë për vendin në vendet e huaja. Ashtu, për shembull, pushteti në Kinë përhap informacione të rrejshme për atë se në pjesën veriperëndimore të vendit me qendër administrative Urumçi, nuk shkelen të drejtat e njeriut. (koha.mk)