Majnzi luajti ndaj Inglostadit të dielën,teksa në pjesën e dytë trajneri Martin Schmidt vendosi që të hidhte në fushë dhe Giulio Donatin. Mbrojtësi italian para se të futej në fushë ka bërë një veprim që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. Ai u freskua në një mënyrë shumë të çuditshme në pjesën e poshtme. Donati në atë moment po merrte instruksionet e fundit nga Schmidt, por një mendje e kishte edhe për të qenë sa më i freskët.