Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar. Në Kuvend tashmë përveç deputetëve tjerë, kanë arritur edhe Milaim Zeka e Frashër Krasniqi, të cilët para pak ditësh patën një përleshje mes vete në një emision televiziv, shkruan Indeksonline. Ndryshe, Policia e Kosovës ia ka ndaluar Krasniqit që t’i afrohet Zekës 5 metra brenda Kuvendit të Kosovës dhe 100 metra jashtë Kuvendit.