Franko dhe Lediani vijnë me “Shekulli XXI”, artistët që premtojnë sukses

23

Franko dhe Ledian, dy artistët e rinj që premtojnë shumë për tregun shqiptar kanë publikuar projektin më të ri muzikor. Kënga mban titullin “Shekulli XXI” trajton një temë aktuale. Ajo flet për një histori ndarjeje, që shpeshherë ndjenjat shpërfillen duke kërkuar gjërat materiale.

Pjesa e parë e këngës bën një përshkrim të kohës së shkuar dhe pjesa e dytë një kontrast me të tashmen. Kënga është publikuar në ditën e të dashuruarve dhe është finalizuar dhe me videoklip. Videoklipi është xhiruar në fshatin turistik të Dardhës, ku bora dhe imazhet piktureske me ngjyrën e ftohtë i japin jetë tingujve muzikorë.

Kënga është pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së tyre, gjë që vihet re dhe nga komentet mbështetëse në rrjete sociale.