Mëngjesin e nisjes së tij, në zyrën time në Elize, ai vendosi dorën e tij mbi timen, më pa drejt në sy dhe më tha: “Bashkimi Sovjetik ka nevojë për liri dhe për iniciativa, për demokraci. Për asgjë tjetër nuk kemi nevojë. Kjo do të kërkojë kohë. Duhet që ju të më ndihmoni”
Ish-presidenti francez François Miterrand tregon në librin “Nga Gjermania dhe Franca” njohjen e tij me ish presidentin sovjetik Mihail Gorbaçov. “Unë e kisha njohur Gorbaçovin në vitin 1984, në darkën solemne, organizuar për vizitën time shtetërore në Bashkimin Sovietik në të cilin më kishte ftuar Cervjenko. Unë kam treguar gjetkë që shtatlartësia dhe gjuha, shumë e ndryshme nga e zakonshmja e Presidentit të ardhshëm sovjetik. Kur me dollinë që unë mbajta në fillim të darkës, theksova emrin e Sakarovit, në atë që qëndronte i mbyllur në një banesë të mbikëqyrur, një qetësi e thellë ra në sallën e Ivanit të Tmerrshëm dhe fytyrat u mbyllën.
Murmuritej nëpër tryeza se oferta nuk duhej pranuar dhe se udhëtimi vajtje-ardhje duhej shkurtuar. Por kur unë pata mbaruar, degjova Gorbacovin që të rimerrte fjalën me nënqeshje, me diskutimin kur ai qe ndërprerë, për ta sinjalizuar Cernjenkon që ishte ai që duhej të përsëriste zgjerimin e Gorplanit dhe pasojat e tij shkatërruese mbi prodhimin bujqësor. Unë i mirë kuptova atë më pas rreth kësaj të fundit. Një bisedë prej një ore më sqaroi atë kohë mbi Bashkimin Sovjetik. Kjo mbresë me konfirmimin prej shkëmbimeve të gjata mbi rrugët që ne nisëm kur u takuam në Paris në 1985 me rastin e udhëtimit të parë zyrtar të Mihal Gorbaçovit në një vend perëndimor.
Mëngjesin e nisjes së tij, në zyrën time në Elize, ai vendosi dorën e tij mbi timen, më pa drejt në sy dhe më tha: “Bashkimi Sovjetik ka nevojë për liri dhe për iniciativa, për demokraci. Për asgjë tjetër nuk kemi nevojë. Kjo do të kërkojë kohë. Duhet që ju të më ndihmoni. Ai ishte i sinqertë apo jo? Unë jua bëra me dije partnerëve të mi kryesore të Aleancës së Atlantikut, veçanërisht Ronald Reganit, të cilin e vlerësoja për sinqeritetin dhe që për këtë e mbaja në konsideratë. Ishte pikërisht në rastin e takimit të Parisit, që Mihal Gorbaçovit u fut në një lojë të rrezikshme dhe që e shfaqi në konferencën e shtypit, gjë e tillë praktika në Perëndim, ku të gjithë përgjegjësitë binin për tu zbuluar, më pyetje përgjithësisht gërryese apo brutale, të gazetarëve nga gjithë bota mbarë.
Dhe ishte pikërisht shtypi i mbarë botës, i cili e zbërtheu atë pikërisht atë pasdite nën zbukurimet e sallonit të Nderit të Elizesë. Megjithatë unë vëzhgoja pamundësinë didaktike me të cilën ai lëvronte dëshirat me synim nënvizimin e lidhjes së tij me komunizmin (si ajo që Lenini kish pas precizuar një pasdite ne Sorbone) dhe nevojën për të dalë prej kësaj lidhjeje. A po kërkonte të përgjigjej më të njëjtën mënyrë pikëpyetjeve të ndërgjegjes së tij dhe se çfarë priste prej tij nomenklatura në Moskë? Kur ne gjendeshim në më pak së një muaj më pas prej Kremlinit, unë konstatoja lëvizjet e tij taktike dhe fjalët dhe mendimet e tij u precizuan”.