Francis Ford Copola, regjisori i filmave më të shikuar me mafi

27

Regjisori, producenti dhe skenaristi, Francis Ford Coppola, më së miri njihet për krijimin e filmave “The Godfather”, me aktorët protagonistë, Marlon Brandon dhe Al Pacinon.

Regjisori i njohur edhe si biznesmen, Coppola, u lind më 7 prill të vitit 1939 në Detroit të Michiganit. Në vitet ’60 ai e fitoi reputacionin e një prej regjisorëve më të rëndësishëm të shekullit 20. I prekur nga poliomieliti si fëmijë, ai ishte detyruar që kohën më të madhe ta kalonte në shtrat dhe kështu kishte gjetur mënyra kreative për ta argëtuar veten, përfshirë këtu vetëprodhimin e spektakleve me kukulla. Coppola kishte filluar të interesohej për filmin qysh në moshë të re, dhe kështu kishte vendosur të studionte për teatër në universitetin “Hofstra”, në New York. Pas diplomimit në vitin 1960, regjisori u shpërngul në Kaliforni për ta ndjekur programin prestigjioz të filmit në UCLA, ku edhe mësoi shumë rreth regjisë nga instruktorët e tij, përfshirë këtu regjisoren pioniere dhe skenaristen e famshme, Dorothy Arzner. Gjatë kohës së studimeve, Coppola punonte me yllin e filmave të kategorisë “B”, Roger Corman. Pikërisht ai ia kishte dhënë mundësinë e parë për ta bërë regjinë e një filmi të metrazhit të gjatë, atij të vitit 1963 “Dementia 13”, të cilit edhe ia kishte shkruar skenarin. Edhe pse ky projekt dështoi të shënonte suksese në kinematografi, Coppola e gjeti suksesin regjisorial me mjuziklin e vitit 1968, “Finian’s Rainbow”, transmeton Koha.

Coppola për herë të parë e rrëmbeu vëmendjen e publikut ndërkombëtar për talentin e tij si skenarist, duke e fituar një shpërblim “Oscar” në vitin 1970, me filmin “Patton”. Dy vjet më vonë ai e publikoi atë që konsiderohet si puna e tij më e mirë në karrierë, filmin “The Godfather”. I bazuar në romanin e Mario Puzos, filmi i vlerësuar lartë nga kritika e rrëfen historinë e familjes italiano-amerikane, Corleone, e cila ishte e përfshirë në krim të organizuar. Aktori ikonik Marlon Brando e portretizoi patriarkun e familjes, ndërsa Al Pacino, djalin dhe trashëgimtarin e tij. Me këtë projekt Coppola e fitoi nominimin e tij të parë “Oscar” në kategorinë “Regjia më e mirë”. Ai po ashtu e fitoi shpërblimin e dytë akademik për skenarin më të mirë, si dhe filmi u nderua me çmimin “Filmi më i mirë i vitit”. Edhe vazhdimi i dytë i këtij projekti, “The Godfather Part II”, e shënoi të njëjtin sukses me t’u publikuar në vitin 1974.

Duke vazhduar me realizimin e filmave të jashtëzakonshëm, më 1979 Coppola e prodhoi dramën e Luftës në Vietnam, “Apocalypse Now”. Me aktorit protagonist Martin Sheen, filmi pranoi kritika të kënaqshme si nga publiku ashtu edhe nga kritikët e filmit. Në të njëjtin vit, regjisori po ashtu e pati rolin e producentit ekzekutiv të filmit familjar klasik “The Black Stallion”. Gjatë viteve ’80 dhe ’90, ai i realizoi disa filma të zhanreve të ndryshme, si: “The Outsiders”, i lansuar në vitin 1983, “The Cotton Club”, i publikuar një vit më vonë, filmi i suksesshëm “Dracula”, i lansuar në vitin 1992, si dhe vazhdimi i fundit në serinë e filmave me mafi, “The Godfather Part III”.

Pas realizimit të filmit “The Rainmaker” në vitin 1997, Coppola u largua paksa nga regjia. Ai u fokusua në bizneset e tjera, si prodhimi i verës në vreshtin e tij në Kaliforni. Duke punuar prapa skenave, regjisori i njohur shërbeu si producent i filmit të parë regjisorial të vajzës së tij, Sofia Coppola, “The Virgin Suicides”. Ai po ashtu ka shërbyer si producent i disa projekteve filmike, si: “Lost in Translation”, “Kinsey”, “Marie Antoinette” dhe “The Good Shepherd”.

Në vitin 2007, Coppola iu rikthye punës si regjisor duke e realizuar filmin “Youth Without Youth”, të adaptuar nga romani i filozofit rumun, Mircea Eliade. Atëkohë regjisori për “Entertainment Weekly” kishte deklaruar: “Po ju lajmëroj se e kam filluar një fazë të re të karrierës sime, ku do të realizoj filma më personalë për mua”. Tutje ai e bëri regjinë edhe të tre filmave të fundit: “Tetro”, i publikuar më 2009-n, “Twixt”, i lansuar në vitin 2011, “Distant Vision”, një film eksperimental i lansuar në vitin 2015 dhe “Apocalypse Now Redux”, një version i zgjeruar i filmit epik të regjisorit, i cili në bashkëpunim me montazherin Walter Murch, i shtuan 49 minuta materiale, të cilat ishin larguar nga filmi origjinal i lansuar në vitin 1979.

kontributit të tij në kinematografi, Coppola i ka disa familjarë të cilat janë të përfshirë në këtë industri. Motra e tij është aktorja Talia Shire, nipi i tij është aktori Nicolas Cage, dhe sigurisht vajza e tij Sofia e ka trashëguar pasionin e tij për regjinë. Përveç Sofias, Coppola dhe bashkëshortja e tij Eleanor e kanë edhe një djalë së bashku të quajtur Roman, i cili po ashtu merret me regji dhe aktrim. Djali i tyre i ndjerë, Gian-Carlo Coppola, ishte aktor gjithashtu. Ai vdiq në vitin 1986, në një aksident me anije. Vajza e tij, Gia Coppola, e shënoi debutimin e saj si regjisore dhe skenariste me filmin e vitit 2013, “Palo Alto”.

Comments are closed.