Një person nga Franca ka fituar lotarinë “My Million” për herë të dytë në më pak se dy vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, personi me fat i cili jeton në juglindje të Francës dhe që nuk dëshiron të identifikohet pasi fitoi 1 milion euro në nëntor të vitit 2016, muajin e kaluar fitoi përsëri 1 milion euro në loto.
Mediat franceze thonë se do të vazhdojë të luajë çdo javë me shpresën se do të fitojë përsëri.
Sipas matematicientëve bëhet e ditur se kjo ka gjasa të ndodhë në një në 16 trilionë persona.