Gazetari francez Jean-Dominique Merchet, tha se “Mos diskutimi i anëtarësimit të Turqisë në BE ka vetëm një arsye se është vend musliman. Për këtë arsye evropianët kryesisht francezët nuk e dëshirojnë Turqinë në Evropë”, raporton Anadolu Agency (AA). Gazetari i gazetës L’Opinion, Merchet ka bërë disa vlerësime për gazetarin e AA-së në lidhje me paragjykimet e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe për luftën kundër terrorizmit. Ai thotë se në Fancë ka paragjykime të shkaktuara nga popullsia muslimane në Turqi. “E vetmja arsye që nuk diskutohet anëtarësimi i Turqisë në BE është se ajo është një vend musliman. Për këtë arsye evropianët kryesisht francezët nuk e dëshirojnë Turqinë në Evropë. Pavarësisht argumenteve që përdoren arsyeja e vetme është se ajo është një vend i madh musliman. Nëse ju thoni se Turqia mund të ketë një vend në sistemin e BE-së ju mund të akuzoheni për bashkëpunim me armikun. Është e pamundur që kjo çështje të pranohet që të bëhet një tabu”, tha Merchet. Pasi ka theksuar se tashmë është e trishtueshme mos diskutimi në Francë i procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, Merchet, ka vazhduar fjalën e tij më tej: “Kjo çështje është një histori shumë e vjetër. Fatkeqësisht anëtarësimin e Truqisë në BE nuk mund ta diskutojmë në Francë. Deri disa vite më parë mund të parashtronim disa argumente dhe mund të diskutonim nëse ‘a është një ide e mirë?’. Për shembull ish presidenti Jacques Chirac dhe ish kryeministri Michel Rocard ishin afër idesë për anëtarësimin e Turqisë. Kishte argumente që e mbështesnin por edhe kundër. Sot është e pamundur që të zhvillosh këtë diskutim në Francë. Kjo më trishton”.
“Turqia nga pikëpamja politike është e vetme në luftën kundër terrorizmit”
Ndër të tjera duke vënë në dukje se Turqia në arenën ndërkombëtare është lënë e vetme nga pikëpamja politike në luftën kundër terrorizmit, Merchet ka theksuar se “Evropa dhe SHBA-të kryejnë shkëmbime të inteligjencës me Turqinë në çështjen e luftës kundër terrorimzmit. Por shoqëria dhe drejtuesit e Turqisë e ndiejnë veten të vetëm në këtë çështje. Mund të thuhet se komuniteti ndërkombëtar ofron mbështetje teknike në luftën kundër terrorizmit por në kuptimin politik Turqia izolohet”. Merchet ka potencuar se Turqia përballet kryesisht me tre kërcënime të terrorizmit. Sipas tij, e para prej këtyre është organizata terroriste që kryen sulme edhe në Evropë, e dyta grupet terroriste si PKK-ja dhe kërcënimi i tretë terrorist është grupi Gulen pavarësisht se komuniteti ndërkombëtar ende nuk e pranon këtë. “Ideja në lidhje me grupet e armatosura në Siri dhe Irak është një kompleksitet. Një grup terrorist i pranuar nga një vend nuk pranohet nga një tjetër. Kombet e Bashkuara asnjëherë nuk kanë arritur sukses për të siguruar një unitet të idesë në çështjen e përcaktimit të terrorizmit. Teksa situata është e tillë është shumë e vështirë që në botë të arrihet një unitet mbi këtë çështje”, tha Merchet duke vënë theksin se vendet kanë pikëpamje të ndryshme në luftën kundër terrorizmit. Më tej ai vë theksin se edhe PKK-ja ndodhet në mesin e organizatave terroriste. “Në listën e organizatave terroriste të pranuara nga BE-ja dhe SHBA-të ndodhen disa organizata të lidhura me Al-Kaedën edhe PKK-ja. Ka shkaktuar debate që SHBA-të ofrojnë mbështetje për grupet kurde në Siri të lidhura me PKK-në. Në këtë mënyrë SHBA-të janë vendosur pranë një grupi tjetër të lidhur me PKK-në të cilën e konsideron terroriste. Perceptimi i vendeve për terrorizmin mund të ndryshojë me kohën”, thotë gazetari francez Merchet.
“Evropa nuk mbron mjaftueshëm refugjatët”
Merchet thotë se Turqia ka ofruar ndihmë të madhe humanitare për njerëzit që strehon pasi janë larguar nga lufta në Siri. “Pavarësisht se kanë mundësi shumë më të pakta vende si Turqia dhe Libani strehojnë më shumë refugjatë se vendet e Evropës. Kryesisht janë vlerësuese në veçanti aktivitetet e ndihmave humanitare të Turqisë. Fatkeqësisht Evropa nuk mbron mjaftueshëm refugjatët, ku në vend të kësaj vendosen barriera të reja. Në shumë vende të Evropës nuk ka një dëshirë për të ofruar kujdesje për refugjatët”, thotë mes tjerash Merchet.