Asaj i kërcen çdo pjesë e trupit, shpirti po se po. Françeska, bukuroshja e emisionit “Stop” – vjen në një rrëfim për gazetën KOHA tregon të pathënat e emisionit, mënyrën se si e pritën Genti dhe Saimiri, si dhe dëshirën për të prekur pasarelat e huaja. Është një vajzë që i arrin objektivat dhe ne shpresojmë ta shohim shumë shpejt të jetë pranë modeleve më të njohura botërore e natyrisht – duke sfiluar në të njëjtat pasarele si ato
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Françeska, nga hera e fundit që kemi folur bashkë, çfarë ka ndryshuar në jetën tënde?
Jeta ime ka ndryshuar për mirë normalisht. Ditët e mia janë tepër të ngarkuara dhe intensive përveç punës në “Stop” dhe shkollimit tim. Gjithashtu nuk kam lënë mbas dore modelingun, megjithëse ditët e mia janë pak të ngarkuar nuk e ndjej lodhjen sepse bëj gjërat që mua më pëlqejnë dhe i dua. Në të vërtetë mundohem të mësohem me faktin që jam bërë edhe më e njohur. Njerëzit më ndalojnë në rrugë me komplimentojnë kërkojnë të bëjnë foto me mua dhe ndjehem tepër e lumtur për gjithë dashurinë që më dhurojnë.
KOHA: Kërcimi a është një formë antistresi ndaj kohës që po jetojmë?
Në të vërtet kohët që po përjetojmë janë tepër të vështira dhe në të vërtet pata fatin e mirë që të jem e angazhuar te emisioni “Stop” sepse kërcimi mund të ndihmojë në heqjen e stresit dhe sigurisht akoma dhe më e lumtur të jem pranë Sajmirit dhe Gentit pranë, të cilëve koha covidiane për mua mori tjetër kuptim.
KOHA: Si ndihesh në Stop, çfarë ke marrë dhe dhënë prej tij?
Puna në Stop ishte një eksperiencë e re për mua, por mjaft e bukur dhe frytdhënëse .E them me bindje që më ka ndihmuar të rritem profesionalisht. Fillimi ka qenë pak i vështirë, por me ndihmën e stafit të mrekullueshëm të emisionit “Stop” jam përshtatur mjaft mirë dhe kur e mendoj që muajt kalojnë dhe kontratës po i vjen fundi, sinqerisht ndjehem paksa keq.
KOHA: Si i ke marrëdhëniet me modelingun tani?
Modelingu është pasioni im më i madh pavarësisht angazhimit në “Stop” nuk e kam lënë mbas dore e kam vazhduar paralelisht dhe do vazhdoj të punoj që të mund të rritem nga ana profesionale dhe pse jo të provoj edhe jashtë trojeve shqiptare.
KOHA: Me çfarë e mbush kohën e lirë?
Në të vërtet nuk kam shumë kohë të lirë megjithëse kur kam mundohem ta shfrytëzoj më së miri në palestër, në kafe me mikeshat e mia më të mira apo dhe në një drekë familjare.
KOHA: Njeriun që ke më afër gjithmonë në gjithçka?
Personi i vetëm që më ka qëndruar pranë që në fillimet e mia dhe deri më sot ka qenë mami im, e cila nuk ka hequr kurrë dorë dhe asnjëherë nuk është lodhur duke më ndihmuar për të realizuar ëndrrat e mia duke hedhur poshtë gjithë paragjykimet që kemi hasur rrugës.
KOHA: Përveç ëndrrave, çfarë mban në sirtar?
Ëndrra ime është të prek pasarelat botërore, jam duke punuar tepër fort që të mund t’ja dal dhe të realizoj ëndrrën time.
KOHA: Ku e shikon veten pas disa vitesh?
Duke të falënderuar ty, së pari, për këtë intervistë kaq të ndjerë dhe të sinqertë dhe duke uruar që kjo gjendje që jemi të mbarojë sa më parë e dhe jeta të rilind sërish.
KOHA: Si do e mbyllim këtë intervistë të shkurtër, por intensive?
Përqafime dhe ju uroj shëndet të gjithë lexuesve.