Francesco Totti pritet të zyrtarizojë të hënën lamtumirën e dytë nga Roma. Pasi dorëzoi fanellën e lojtarit me skuadrën e tij të zemrës dy vite më parë, legjenda verdhekuq do të zyrtarizojë divorcin edhe nga detyra e drejtorit sportiv të Romës. Por çfarë do të bëjë Totti nga dita e martë?
Pas pushimeve verore, pritet që në shtator legjenda e Romës dhe futbollit italian të “grumbullohet” me ekipin kombëtar të Italisë, duke qenë pjesë e stafit në Euro 2020. Mësohet se Federata Italiane e Futbollit (FIGC) i ka ofruar një detyrë në ekipin kombëtar, ku do të ndihmojë trajnerin Roberto Mancini.
Pritet që Totti të ndihmojë trajnerin aktual Mancini, teksa përvoja e tij në fushë, kampion bote me Italinë në vitin 2006, do të karikojë edhe më shumë të rinjtë e sotëm. Pritet që Totti të jetë ambasadori i kombëtares “azzurre” në rrugëtimin për në Europian, aty ku deri më tani kombëtarja italiane ka korrur 4 fitore në 4 ndeshje të luajtura.