Paris, 23 shkurt – Ministrja franceze e Punës, Elizabet Born deklaroi sot se është e rëndësishme që kompanitë ta rrisin punën nga shtëpia me qëllim që të shmanget një bllokim të ri për vendin në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
“Ditët e fundit të dhënat për Kovid-19 nuk janë të mira.Të gjithë duam të shmangim një “lokdaun” të ri, ndërsa puna nga shtëpia është një zgjidhje e mirë”, theksoi Born.
Ajo paralajmëroi se të premten do të takohet me përfaqësuesit e sektorit bankar, të sigurimeve dhe inxhinierisë, ndërsa tema e bisedimeve do të jetë puna nga shtëpia. f