Në Francë prej sot hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm kundër Kovid-19 për personat të cilët punojnë në sistemin shëndetësor. Masa është për rreth 2,7 milionë persona të cilët janë në sektorin shëndetësor.
Që ta vazhdojnë profesionin e tyre, prej sot, do të duhet të sigurojnë dëshmi se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona. Dy muaj pasi presidenti francez Emanuel Makroni u dha ultimatum punonjësve shëndetësorë, disa prej tyre vazhdojnë të refuzojnë të vaksinohen. Sipas të dhënave më të reja të autoriteteve, në përfundim me 7 shtatorin, diçka më shumë se 88 për qind e punonjësve shëndetësorë në spitale dhe shtëpitë të pleqve kamë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid-19.
Sindikatat e personave mjekësorë francezë paralajmëruan se mund të shkaktohet katastrofë shëndetësore nëse personat mjekësorë të cilët refuzojnë të vaksinohen të ndalojnë së ushtruari profesionin e tyre dhe u bëjnë thirrje autoriteteve të shmangin vendosjen e sanksioneve.