Franca e kaloi pragun prej 100,000 viktimave nga Kovid-19.
Franca sot e kaloi pragun prej 100,000 të vdekurve nga fillimi i epidemisë me Kovid-19, në mes të valës së tretë që është ende zgjatë dhe lë të hapura çështjet e rihapjes së vendit nga mesi i majit.
Duke e kaluar këtë numër, Franca i bashkohet Britanisë së Madhe (127,000 të vdekur) dhe Italisë (115,000 të vdekur), por vendet e tjera (Belgjika, Portugalia) kanë vdekshmëri më të lartë për kokë banori.
Sipas raportit të Shëndetësisë publike franceze në 24 orët e fundit, 300 pacientë kanë vdekur në spitale. Një ditë më parë, numri i të vdekurve ishte 99,805. Aktualisht janë të hospitalizuar 30,688 persona, që është më pak nga e mërkura (30,868), ndërsa 5,924 pacientë janë në pavijone të kujdesit kritik, duke përfshirë 501 që mbërritën një ditë më parë.
Presidenti Emanuel makron i nderoi 100.000 viktimat në Tuiter.
“Nëse tërë energjia jonë kthehet sot ndaj daljes nga kjo golgotë, nuk do ta harrojmë asnjë person, asnjë emër”, ka shënuar ai.