Të përditshmet franceze sot nuk kanë dalur nga shtypi, pasi një numër i madh i sindikatave kanë marrë vendimin të shkojnë në greve kundër projektligjit të punës. Greva nga Konfederata e Përgjithshme Franceze e Punës (CGT), në të cilën përfshihet edhe sektori i shtypit dhe shpërndarjes, punonjësit e të cilit i janë bashkangjitur vendimit për grevë, ka shkaktuar që gazetat të mos dalin nga shtypi.
Gazetat përmes numrit të djeshëm njoftuan se gazetat nuk do të shpërndahen për shkak të grevës, porse transmetimi i tyre do të vazhdojë përmes internetit. Shumë gazeta kanë ofruar pa pagesë versione online për lexuesit. Pas pranimit të Reformës në Ligjin e Punës e cila vitin e kaluar shkaktoi protesta ku morën pjesë miliona njerëz, qeveria kësaj radhe ka marrë vendimin për ndryshime në ligj.
Sindikatat franceze kundërshtojnë që ndryshimet të miratohen me dekret qeveritar pa kaluar në votim në kuvend. Ndërkaq, 400 mijë persona morën pjesë në protestën e parë kombëtare të organizuar më 12 qershor kundër reformës në fjalë. Protestat, që u regjistruan si të parat pas ardhjes së Emmanuel Macron në detyrën presidenciale, do të vazhdojnë edhe sot dhe më 25 shtator.