Vrasja e një fëmije nëntëvjeçar paraprakisht të abuzuar seksualisht, e ka tronditur Francën e më gjerë: Kufoma e fëmijës është gjetur në kopshtin e një shtëpie të braktisur, në Komunën e Francës Veriore, Herie-la-Vieville, në afërsi të kufirit belg, ka njoftuar Prokruoria shtetërore franceze gjatë të martës.
Trupi i pajetë i fëmijës ka pasur “gjurmë të përdhunimit”.
Policia franceze ka arrestuar një person të dyshuar 27-vjeçar.
Ai është parë në shoqëri me fëmijën e vdekur dhe me një adoleshent tjetër. Deri më tani, personi në fjalë nuk ka qenë i njohur për delikte seksuale.
Policia është duke shpresuar në informata më të hollësishme, pas obduksionit të kufomës.