Paris, 8 dhjetor – Franca është e gatshme për protestën e sotme të “jelekëve të verdhë”. Janë vendosur kordonë, janë anuluar ndeshjet e futbollit dhe ndeshjet tjera sportive, ndërsa sipas paralajmërimit, në rrugë do të ketë edhe automobila të blinduara.
Kryeministri francez Eduar Filip dje deklaroi se 89.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë nesër do të sistemohen në mbarë vendin. Sipas tij, prej 89.000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë, 8.000 do të sistemohen në Paris, si dhe automjete të blinduara.
“Përballemi me njerëz të cilët nuk janë këtu për të protestuar, por për të thyer dhe dëshirojmë të furnizohemi me mjete të cilat do t’i pengojnë të ashpërsohen”, tha Filip.
Në Paris dje të gjithë janë përgatitur për fundjavën e katërt të protestave të “jelekëve të verdhë”. gazeta “Gardijan” njoftoi se bankat, dyqanet dhe restorantet janë përgatitur për t’i mbrojtur objektet e tyre afariste para protestave të sotme. Një bankë në Francë vendosi dërrasa në dritare, ndërsa Opera i mbylli instrumentet nga frika e vjedhjeve.
Autoritetet parisiene këshillojnë që kontejnerët për mbeturina të largohen, që të mos digjen.
Sot është mbyllur për vizitë edhe Kulla e Ajfellit, ndërsa në Bordo janë mbyllur dhjetëra vende publike.
Ambasada amerikane në Paris i paralajmëroi shtetasit e vet në dhunë të mundshme gjatë protestave dhe i këshillon t’i shmangin demonstratat. Ambasada paralajmëron se protesta mund sërish të bëhen të dhunshme dhe se opozita mund sërish të përgjigjet me topa uji dhe gaz lot sjellës. Në protestat e javës së kaluar u lënduan më shumë se 130 persona, ndërsa më shumë se 400 u arrestuan në trazirat më të këqija rrugore në Francë në dekadat e fundit.
Lëvizja “jelekët e verdhë” filloi si protestë kundër propozimit për rritjen e tatimeve për derivate, ndërsa lëvizja u emërzuar “jelekët e verdhë” sepse demonstruesit i mbanin ato të cilat shoferët duhet t’i kenë në automobilat e tyre.
Megjithatë, protestat së shpejti e tejkaluan synimin e tyre dhe u orientuan kundër Qeverisë. Demonstruesit e orientuan zemërimin e tyre ndaj presidentit Emanuel Makron, të akuzuar se e humbur kontaktin me realitetin. Demonstruesit për Qeverinë thonë se është elitë, e cila nuk e ka idenë si jeton pjesa e mbetur e vendit.