Paris, 14 janar – Kryeministri i Francës, Zhan Kasteks kumtoi sonte se do të nevojitet test negativ për hyrje në shtet për të gjithë të cilët vinë nga shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se në Francë prej sot vendoset edhe ora policore prej orës 18:00 në nivel nacional në vend se prej orës 20:00.
Hapat janë në drejtim të parandalimit të përhapjes së Kovid-19, lajmëroi televizioni BFM.
Pakoja e re e hapave do të hyjë në fuqi në tërë shtetin, jo vetëm në 25 departamentet ku për momentin zbatohet lëvizja e kufizuar, shtohet në raport.