Paris, 17 shtator – Franca do të vendos masa më të rrepta në Lion dhe Nicë në luftën kundër koronavirusit, deklaroi sot ministri francez i Shëndetësisë Oliver Veran, duke theksuar se tre rajone ku masat tani më janë në fuqi llogariten si “zona të kuqe”.
Rajonet në të cilat paraprakisht u vendosën masa shtesë janë Marsej, Bordo dhe territori francez në Detin Karip-Gvadallupe.
Veran nuk saktësoi çfarë masa do të vendosen, por autoritetet në Lion dhe Nica kanë afat deri në fundjavë t’i prezantojnë planet për masa shtesë para Qeverusë franceze.
Gjatë shtatorit, është rritur numri i personave të infektuar në Francë, ndërsa u tejkalua rekordi ditor në numrin e rasteve të reja.
Numri i pacientëve në spitalet dhe repartet për kujdes intensiv gjithashtu po rritet, por ai numër ende nuk është aq i madh siç ishte në pranverë.
Masa shtesë, të cilat nga e hëna janë në fuqi në Marsej dhe Bordo, kanë të bëjnë me tubimet në plazh, vizita nëpër azilet e pleqve dhe prania në ngjarje publike