Paris, 2 dhjetor – Mijëra njerëz, ushtarë, veteranë dhe të tjerë sot u mblodhën në urrën Aleksandri i Tretë, në Paris, në ceremoninë e udhëhequr nga shefi i shtetit për t’u dhënë nderimet e fundit 13 ushtarëve francezë të vrarë në Mali, transmeton gazeta KOHA.
Të mbledhurit i pritën arkivolet e trembëdhjetë ushtarëve të vrarë në një përplasje midis dy helikopterëve gjatë një operacioni luftarak në verilindje të Malit, trupat e të cilëve u kthyen dje.
Këta viktima të rënda njerëzore patën efektin e një elektroshoku në Francë, ushtria e së cilës nuk pësoi humbje të tilla që nga sulmi i vitit 1983 mbi selinë franceze në Drakar në Bejrut, në të cilin u vranë 58 persona.
Vdekja e tyre gjithashtu i ringjalli pyetjet në lidhje me angazhimin e Francës në Sahel, ku situata e sigurisë vazhdon të përkeqësohet, kështu që kreu i të majtës radikale, Zhan-Luk Melanshon kërkon hapur kthimin e trupave. Në kundërshtim me kërkesën e tij, 58 për qind e francezeve janë për mbajtjen e operacionit, sipas një sondazhi të IFOP të deklaruar të hënën.
Presidenti i Malit, Ibrahim Bubakar Ketia ishte prezent në ceremoni së bashku me qeverinë franceze dhe familjarët e ushtarëve në këto nderime të organizuara në oborrin e invalidëve, që i pranon veteranët dhe ushtarët e plagosur francez nga shekulli i 17-të dhe ku ndodhet varri i Napoleonit.
Presidenti Emanuel Makron i nderoi ushtarët e vrarë, para se ti dekorojë pas vdekjes me Legjionin e nderit, për secilin nga 13-të ushtarët “e vdekur për Francën”, përpara rreth 2.500 pjesëmarrësve.
Helikopterët e tyre u përplasen përderisa mbështetën komandat me parashutë të cilët vunë re kamionë të dyshimtë në zonën kufitare me Nigerinë dhe Burkina Fason, një rajon që shërben si vend për aktivitete për grupet xhihadiste të lidhura me SHA (EI) ose Al Kaedën. Asnjë nga pasagjerët nuk mbijetoi.
13-të ushtarët e vrarë, të gjithë oficerë dhe nënoficerë, shërbenin në regjimentin e 5-të luftarak të helikopterëve, regjimentin e 4-të të gjuajtësve dhe regjimentin e 93-të artilerik malor dhe legjionin e të huajve.(koha.mk)