Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadorin Francez në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie. Osmani, siç njoftoi Kabineti i tij, shprehu kënaqësi nga puna dhe ndihma e deritanishme të cilën e siguroi prania e ekspertit francez për çështje Evropiane, Bertrand Milet në Sekretariatin për Çështje Evropiane, të cilit më i mbaron mandati.
“Edhe pse jemi të vetëdijshëm se në dy vitet e kaluara Bertrand punoi në kushte të krizës së thellë politike në Maqedoni, angazhimi i tij kishte rol të rëndësishëm në ndërtimin e kapacitetit në Sekretariat”, theksoi Osmani në takim. Ambasadori francez shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i suksesshëm mes Sekretariatit dhe ekspertit francez dhe njoftoi se me mbarimin e mandatit të Bertrand Milet, Franca do të sigurojë praninë e, ekspertit të ri për çështje Evropiane, që paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë politike nga ana e Francës.
Eksperti i ri, siç citohet në njoftim, do to angazhohet plotësisht dhe do të bëhen të gjitha përgatitjet në vijë të rekomandimeve nga raporti i Bertrandit, me qëllim që Maqedonia më lehtë dhe në mënyrë më efektive t’i përkushtohet sfidave që qëndrojnë në rrugën e përafrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Osmani dhe Timonies biseduan për klimën e re politike të Republikës së Maqedonisë dhe përkushtimin e Qeverisë së re drejt rrugës Evropiane. Dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe ranë dakord se marrëdhëniet e mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.