Paris, 20 mars – Presidenti francez, Emanuel Makron njoftoi se në mbarë vendin do të sistemohen ushtarë që të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” të planifikuara për këtë fundjavë, njofton gazeta KOHA.
Makron deklaroi se armata do të sigurojë ndërtesa qeveritare dhe lokacione tjera, që t’u mundësojë forcave policore të fokusohen në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Rreth 7.000 ushtarë nga të cilët shumica janë të armatosur me pushka automatike, tani më janë sistemuar në mbarë vendin në kuadër të operacionit “Sentinel”, siç e quan armata, të menduar me qëllim të mbrojtjes së lokacioneve të ndjeshme pas sulmeve vdekjeprurëse në vitin 2015.
Qeveria franceze të hënën shpalli masa të reja të sigurimit dhe ndalesë të protestave të “jelekëve të verdhë” përgjatë rrugës Shans-Elize në Paris dhe në dy qytete tjera, pas trazirave të së shtunës në të cilat u shkatërruan dyqane me mall mallra luksoze. (koha.mk)