Franca sot pranoi pesë fëmijë të xhihadistëve francez nga Siria, jetim dhe në moshë rreth pesë vjet. Ato kanë qenë nëpër kampe në verilindje të Sirisë .
“Këto fëmijë janë lëndë e ndjekjes së posaçme mjekësore dhe psikologjike dhe u janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore, ndërsa të afërmit janë informuan për kthimin e tyre”, thuhet në kumtesën e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Ministria i falënderon forcat demokratike siriane për bashkëpunimin e tyre që mundësuan kthimin e fëmijëve.
Sipas ministrit francez të Drejtësisë Nikoll Belude, shumica e shtetasve francez rreth 150, që gjenden nëpër kampet në Kurdistanin sirianë, janë fëmijë.
Më 28 shkurt, familjet e fëmijëve të cilët janë në Siri parashtruan ankesë deri te Komiteti për të drejtat e fëmijës të KB-së që ta detyrojë Francën t’u ofrojë mbrojte këtyre fëmijëve të cilët kanë ardhur me prindërit e tyre xhiahdistë apo kanë lindur atje. (koha.mk)