Qeveria franceze dha paralajmërim nga uragani për territorin e saj karaibian Guadalupe, për shkak se stuhia tropikale Marija po i afrohet pjesës jugperëndimore të këtij ishulli, njoftoi Qendra kombëtare amerikane për uragane.
Franca, gjithashtu, dha paralajmërim edhe për stuhi tropikale për Martinik, ku qendra amerikane pret që më së voni sonte do të arrijë statusin e uraganit. Stuhia momentalisht ndodhet në rreth 400 kilometra në juglindje të Antileve të Vogla me shpejtësi të erës prej rreth 100 kilometra në orë.