Paris, 14 korrik – Presidenti francez Emanuel Makron para mbrëmjes së festës kombëtare në Francë – 14 korrik, duke iu drejtuar armatës në Ministrinë e Mbrojtjes, paralajmëroi krijim të komandës së forcave kozmike ushtarake, që do të jetë pjesë e forcave ajrore të Francës, njoftoi korrespondenti i MIA-s, pwrcjellw KOHA.
“Që të garantohet zhvillimi dhe përforcimi i kapacitetit tonë në kozmos, në shtator do të krijohet Komanda ushtarake për kozmosin”, tha Makron para ushtarëve dhe oficerëve në Ministrinë e Mbrojtjes në hotelin De Brien.
Makron foli për “ligjet e reja të konfrontimeve”, siç janë kozmosi dhe kiber hapësira, ndërsa sipas tij, ky është “problem i vërtetë për sigurinë kombëtare”.
Një ditë më parë presidenti francez e prezantoi klasën e re të nëndetëseve bërthamore, me të cilat Franca mund t’i shmang SHBA-në dhe Rusinë. (koha.mk)