Zyrtarisht kolosi i letrave shqipet Ismail Kadare është “Komandant i Legjionit të Nderit”, në Francë. Kadare, ka marrë titullin që i’u akordua pak muaj më parë gjatë një ceremonie të posacme në pallatin presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.
Presidenti Francez Francois Hollande i ka dhënë titullin Kadaresë në një cermoni të rrallë organizuar në nder të shkrimtarit, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili më heret pati dhe një takim me Hollande.
Ai përshëndeti me këtë rast Kadarenë duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit.”
“Ju jeni një avokat i pasionuar i kulturës të Evropës dhe i thashë Kryeministrit: për fat të mirë ka evropianë që nuk i përkasin Evropës dhe që e duan Evropën”, nisur nga kjo kreu i Shtetit bëri pak ironi, në një ceremoni të ndjekur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruajnë mediat franceze, raporton ReportTv, transmeton Koha.mk
“Ju jeni shqiptar dhe flisni frëngjisht, keni zemër evropiane dhe shpirti universal” vazhdoi Francois Hollande, duke e përshkruar Ismail Kadare si “autor të mrekullueshme të historisë së Ballkanit.”
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kronikë në gur” (1970) apo “Prilli i thyer” (1978), janë fiksione të tij nga konteksti i historinë së Shqipërisë, duke bërë denoncimin se totalitarizmi ka pasur një ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar.
Presidenti Hollande zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues, shkruajnë mediat. (koha.mk)