Paris, 4 dhjetor – Franca mund të përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar marrëveshjen me Britaninë e Madhe pas Bregzitit, nëse nuk i përmbush kërkesat e Parisit, veçanërisht në lidhje me peshkimin, deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane Klement Bon.
“Nëse arrihet një marrëveshje që nuk është e mirë, ne do ta kundërshtojmë atë”, tha Bon për radion Evropa 1″, duke shtuar se “çdo vend ka të drejtën e vetos” për gjithçka që del nga bisedimet e fundit për Bregzitin, që zhvillohen në Londër.