Paris, 31 dhjetor – Policia franceze paralajmëroi se do të ndërmarrë masa të përforcuara të sigurisë në vendet publike gjatë pritjes së Vitit të Ri, për shkak të “rritjes së kërcënimeve për sulme terroriste” dhe protesta të mundshme të “jelekëve të verdhë”.
Siç kumtoi Ministria franceze e Punëve të Brendshme, përforcimi i sigurisë së policisë do të ketë rreth qendrave tregtare, në hapësirat publike dhe në rrjetin transportues, për shkak të së cilës sonte edhe gjatë natës do të angazhohen 148.000 policë dhe ushtarë.
“Pritje e Vitit të Ri mbahet në kushte të kërcënimit të lartë terrorist dhe protestave të paralajmëruara në vende publike”, theksohet në kumtesë.
Disa pjesëtarë të lëvizjes “jelekët e verdhë” paralajmëruan protesta për sonte gjatë fjalimit për Vitin e Ri të presidentit francez Emanuel Makron.
Disa qindra protestues janë mbledhur të shtunën në protesta në Paris, të cilat kanë kaluar pa përleshje me policinë, siç pati raste gjatë të shtunave të kaluara të tubimeve protestuese.