Nga 1 janari 2020, sporti i arteve marciale mikse do të legalizohet edhe në Francë. Çka do të thotë se aty mund të zhvillohen zyrtarisht evente të UFC-së, si në nivel amator ashtu dhe diletantësh.
Më në fund edhe francezët do të kenë mundësi të shohin kampionët e kafazit nga afër, që duelojnë mes tyre në “octagon”. Franca e kishte të ndaluar me ligj zhvillimin e dueleve të MMA-së në këtë vend, por tashmë situata ka ndryshuar.
Për Dana White dhe UFC-në një mundësi e artë për të zhvilluara evente të mëdha në Paris, një qytet me 2 milionë banorë, i dytë në Europë me më shumë turista pas Londrës. Franca ka një kampion bote, Francis Ngannou, i shprehur i gatshëm të duelojë në vendin e tij.
Një duel nën hijen e Kullës Eifel….