Paris, 27 shtator – Francezët sot në radhë para Pallatit të Eliseut dhe Asamblesë së qytetit për t’u shkruar në librat e përkujtimit, për presidentin e ndjerë, Zhak Shirak, i cili ishte president i shtetit dhe prefekt i Parisit.
Presidenca franceze kumtoi se trupi i Shirakut do të ekspozohet të dielën gjatë ceremonisë publike afër Përmednores së personave me invaliditet, ku Franca u shprehë respekt heronjve të vet.
Shirak, shefi i fundit i shtetit francez i cili ishte president për dy mandate, ndërroi jetë dje në moshën 86-vjeçare.
Për nder të tij, sot flamujt francezë ishin lëshuar në gjysmë shtizë.
Të hënën do të mbahet heshtje njëminutëshe në shkolla dhe institucionet publike.
Të hënën në mesditë, presidenti francez Emanuel Makron dhe personalitete të tjera të larta nacionale dhe ndërkombëtare planifikojnë të marrin pjesë në shërbimin memorial që do të mbahet në kishën San-Sulpis në Paris.
Shirak do të varroset me ceremoni private në varrezat Monparnas në Paris, afër vajzës së tij Lorens, e cila vdiq në vitin 2016.