Franca, për dallim nga vendet e tjera evropiane, nuk e anuloi vizitën e ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu, i cili mbrëmë arriti në Mec, ku duhej të paraqitej në tubimin publik para komunitetit të atjeshëm turk. Sipas prefekturës së mecit, ky manifestim nuk paraqet rrezik për prishjen e rendit publik.
“Unioni i dmeokratëve turq nga Evropa, apo seksioni i tij lokal, morën me qira një sallë në qendrën e kongreseve, me qëllim që ta organizojnë këtë tubim politik”, theksoi sekretari i përgjithshëm i prefekturës nga Moze, Alan Karton, i cili më pas sqaroi se Minsitria franceze e Punëve të Jashtme ka qenë e njohtuar me mbajtjen e këtij tubimi.