Franca përmes ministrit të saj të financave i ka çuar mesazhe presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me taksën që ka paralajmëruar ndaj verës franceze.
Ministri Bruno Le Maire i ka thënë Trumpit që të mos përziejë çështjen e taksave digjitale me ato të verës, transmeton KTV.
Ai ka deklaruar se Franca do të vazhdojë me taksat ndaj të hyrave të kompanive të mëdha teknologjike.
Dy javë më parë senati francez aprovoi 3 për qind taksë ndaj shërbimeve digjitale pasi llogaritet se këto kompani vetëm në Francë përfitojnë 25 milionë euro.
Shtete tjera evropiane si Austria, Britania, Spanja dhe Italia gjithashtu kanë miratuar taksa ndaj kompanive digjitale.