Paris, 9 nëntor – Franca është e gatshme ta pranojë pakistanezen Asia Bibin, të cilën Gjykata Supreme në vendin e saj e liroi nga aktvendimi me vdekje për blasfemi, nëse ajo e dëshiron këtë, kumtoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme.
Franca në Ambasadën e saj në Islamabad e priti edhe avokatin e Bibit, Sajful Mulok para se të udhëtojë për në Holandë që ishte dëshira e tij.
Bibi të mërkurën u lirua nga burgu dhe për momentin është në lokacion të sigurt në Pakistan. Sipas disa burimeve, ajo ndodhet në Islamabad.
Autoritetet megjithatë bënë të ditur se Bibi nuk mund ta braktisë Pakistanin sepse është ngritur peticion për rishikimin e vendimit gjyqësor, të cilin e ka organizuar një avokat radikal islamist.