Paris, 30 mars – Franca sot e kaloi pragun prej 3.000 rasteve të vdekjes nga fillimi i epidemisë me koronavurisin.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 418 raste të vdekjes, numri më i madh deri më tani për një ditë. Deri më tani janë regjistruar 3.024 raste të vdekjes nga virusi.
Numri i të hospitalizuarve është pothuajse 21.000 (+1.592 më shumë se dje) me numër të madh të rasteve të rënda në reanimacion dhe kujdes intensiv në të cilin gjenden 5.056 pacientë, nga të cilët madje 424 kanë arritur në 24 orët e fundit.