Paris, 25 tetor – Presidenti francez Emanuel Makron në bisedë telefonike me mbretin saudit Salman, deklaroi se Franca është e gatshme, që në bashkëpunim me partnerët, të vendos “sanksione ndërkombëtare” kundër përgjegjësve për vrasjen e gazetarit saudit, Xhamal Kashogi.
Siç kumtoi Pallati i Eliseut, Makron ka kërkuar nga mbreti t’i ndriçojë të gjitha rrethanat të cilat kanë sjellur deri te vrasja e gazetarit.
“Makron e përkujtoi Salmanin se një nga prioritetet kryesore për Francën është mbrojtja e lirisë së hetimit, të mediumeve dhe liritë qytetare. Sipas tij, Franca nuk do të ketë dyshim, që në bashkëpunim me partnerët e saj, të vendos sanksione ndërkombëtare për fajtorët për vrasjen”, thuhet në kumtesën e Pallatit të Eliseut.
Kashogi, kritik i familjes mbretërore saudite, i cili ka jetuar në SHBA, u zhduk më 2 tetor pasi ka hyrë në Konsullatën e përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku shkoi pas dokumenteve për lidhjen e martesës.
Riadi në reagimin e parë kumtoi se Kashogi (59) e ka braktisur Konsullatën, që më vonë, nën presion ndërkobmëtar, ta ndryshojë deklaratën se gazetari e ka humbur jetën në rahje në konsullatë.
Mediat turke njoftuan se gazetari është maltretuar deri në vdekje.
Qeveria franceze paraprakisht kumtoi se do të vendosen sanksione nëse konfirmohet përgjegjësia e Riadit për vrasjen e gazetarit saudit dhe nëse këto informata i konfirmon shërbimi zbulues francez.