Paris, 10 shtator – Franca me siguri nga Britania do ta merr titullin e qendrës financiare të BE-së pas Bregzitit me çka ekonomia e BE-së do të bëhej edhe më e varur nga bankat në eurozonë, konsideron Organizata analitike- hulumtuese “Nju Fajnenshëll”.
Bregziti me siguri do të shkaktojë ndryshim të kahes së politikës në tregjet evropiane të kapitalit, parashikojnë në organizatë dhe paralajmërojnë se BE do të humb pjesën më të madhe të njohjes profesionale për tregjet dhe rregullativat që me dekada është përfituar në Britani të Madhe.
Pastaj, edhe pas Bregzitit pjesa më e madhe e aktiviteteve të tregjeve evropiane të kapitalit do të zhvillohen në Britani të Madhe, veçmas në sektorët siç është tregtia dhe menaxhimi me pronën.
“Shkurt, tregjet e kapitalit në BE do të jenë më të vogla dhe të dobëta sesa që janë sot, ndërsa ekonomia e BE-së do të jetë më e varur nga sektori bankar se sa është rast tani”, qëndron në raport.
Largimi i Britanisë nga BE për bllokun do të thotë humbje e qendrës më të madhe financiare edhe pse më shumë se 300 menaxhues me pronë, platformë për tregti, banka dhe sigurues të cilët punojnë në Britani veçmë kanë hapur bazë në BE që më lehtë të përballen me pasojat e gjitha epilogëve të mundshme nga Bregziti.
Franca dhe Gjermania do të dominojnë në 21 nga 24 aktivitete siç është tregtia me derivatet financiare, bankat, kapitalin sipërmarrës dhe tregtinë me valutë me çka Franca do të jetë tregu më i madh në shumë segmente të rëndësishme, parasheh “Nju Fajnenshëll”.